rreth nesh

20 vite eksperiencë e shkëlqyer duke punuar me standarte të larta sigurie dhe shëndeti për të përfunduar me sukses projekte me rëndësi të madhe në të gjithë territorin shqiptar dhe jo vetëm.

RADIO FREQUENCY & ADVANCE ENGINEERING Ltd. (RF&AE Ltd) u themelua me një vizion të qëndrueshëm dhe me ekipe shumë të afta teknike dhe inxhinierike, të cilat duke u ndihmuar nga eksperienca e gjatë e kanë bërë kompaninë një lider në industrinë përkatëse në Shqipëri. 

RF&AE është një pararendës në fushat e mëposhtme të ekspertizës: instalimet e DATACENTE-sRF, matjeve, ndërtimit dhe mirëmbajtjes së “data center”-ave, instalimi dhe konfigurimi i fibrave optike, përpunimi i të dhënave, raporte periodike, instalimi dhe integrimi i Sistemeve të Trafikut Ajror, kalibrimi i pajisjeve, planifikimi në RF, llogaritjet në RF, monitorimi, shërbimet QoS, matjet KPS, ndërtimi i site-ve (turn-key), menaxhimi i rrjeteve elektrike dhe të telekomunikacionit, shërbimet e mirëmbajtjes, sistemet e mbikqyrjes etj. 

Për më tepër, kompania jonë është një aktor kyç në integrime komplekse dhe ‘after sales’ të shërbimeve të mirëmbajtjes së komunikimeve elektronike dhe të telekomunikacionit. Aktiviteti i parë i kompanisë ishte tregtia, kryesisht e fokusuar në sektorët e telekomunikacionit dhe energjitikës dhe në një kohë të shkurtër RF&AE u bë pjesë e tregut si një kompani konstraktore për shumë prodhues. 

Për këtë arsye ne kemi ndërtuar një shërbim ‘after sales’ të kujdesshëm, shumë të kualifikuar dhe në përputhje me zhvillimet më të fundit teknologjike nëpërmjet rrjetave të shpërndarjes të specializuara, të cilat i shërbejnë të gjithë sektorit publik, por edhe duke mbuluar kërkesat madhore të sektori privat. Sektori i telekomunikacionit është identifikuar si qëllimi jonë kryesor në vitet e ardhshme dhe ne vazhdimisht përfshihemi dhe realizojmë projekte për zhvillimin e këtij sektori. 

0
Projekte të suksesshme
0
vite eksperiencë

Partnerët dhe klientët tanë